Shala për Prishtinën: Në balotazh besojë se shkojnë Përparim Rama dhe Uran Ismaili

Shala për Prishtinën: Në balotazh besojë se shkojnë Përparim Rama dhe Uran Ismaili

Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me garën për Prishtinën, duke thënë se do të ketë balotazh.

Shala u shpreh se beson që në balotazh do të shkojnë Përparim Rama dhe Uran Ismaili, përcjell Klankosova.tv.

“Zor është të jetë Prishtina pa balotazh, pavarësisht përparësive që i gëzon Përparim Rama, për shkak se e ka pushtetin, i ka disa mekanizma shtesë në dorë, që nuk i kanë të tjerët”.

“Por, besoj që po, në balotazh kanë me qenë Përparim Rama dhe Uran Ismaili. E kam bindje, duke e gjykuar fushatën dhe punën në terren”, u shpreh tutje ai.

The post Shala për Prishtinën: Në balotazh besojë se shkojnë Përparim Rama dhe Uran Ismaili appeared first on Klan Kosova.