Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmeShala për opozitën: Pas marrëveshjes për presidentin, kush garanton se Kurti nuk...

Shala për opozitën: Pas marrëveshjes për presidentin, kush garanton se Kurti nuk i shkarkon? (VIDEO)

Kosova ka hyrë në tri javët vendimtare për zgjedhjen e çështjes së presidentit.

Takimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, u diskutua sot edhe në emisionin Kosova Today.

Analisti Azdren Shala, kritoi ashpër partitë e opozitës se sipas tij nuk po mëson nga përvoja.

Ai përmendi edhe rastin e shkarkimit të Agim Veliut.

Sipas tij, qëllimi i Kurtit nuk është zgjidhja por ndarja e fajësisë.

“Hajde po hyjnë në marrëveshje, po ua jep disa ministri PDK-së ose LDK-së, këtë po e duan këta. Kush i garanton këtyre që pas 1 muaji nuk i shkarkon?”, deklaroi Shala.

E me këtë mendim u pajtua edhe analisti tjetër Avni Arifi, i cili tha se logjika politike nuk ekziston më.

“Është një situatë pothuajse e fallit se çka do të ndodhë”, tha Arifi.

Ndiqni debatin në studio me panelistët e ftuar.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT