E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeShala për kohën sa ishte në VV: Nisa të frikësohesha nga metodat...

Shala për kohën sa ishte në VV: Nisa të frikësohesha nga metodat për të ardhë në pushtet

Analisti Azdren Shala, njëherësh ish-pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar ditë më parë se brenda partisë janë stërvitur për të rrahur policë.

Çka ka ndodhur me të vërtetë brenda VV-së, në “Kosova Today” ka folur vetë analisti, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se nuk e di pse janë çuditur njerëzit, pasi sipas tij, ky fakt “është sekret publik”.

“Kam pa fotografi, kam parë prova materiale se qysh Vetëvendosja, të rinjtë e të rejat, por më shumë të rinjtë, i ka stërvitur në seanca të rregullta për me u ballafaqu sa herë ka protesta me policë. Momentin kritik që e kam parë edhe në fotografi, e dëshmon konfrontimi i protestuesve të Vetëvendosjes me policsë”, tha Shala.

Ai thotë se ushtrimet kanë qenë të përhershme, pasi sipas tij, ata duhej të ishin të gatshëm fizik dhe psiqikisht çdo herë.

Shala thotë se në fotografitë që ka parë, janë të rinj që shihen duke ushtruar e stërvitur për të neutralizuar policinë.

“Ata janë aktivistë që nuk i njeh fort publiku”, tha tutje Shala.

Po ashtu analisti thotë se në kohën sa ishte pjesë e VV-së, nisi të frikësohej nga, siç i quan ai, metodat që përdorte kjo parti për të ardhë në pushtet.

The post Shala për kohën sa ishte në VV: Nisa të frikësohesha nga metodat për të ardhë në pushtet appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT