Analisti politik Azdren Shala ka folur për deklaratën e komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në Prishtinë në mënyrë që të angazhohet më shumë me Kosovën sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Shala tha se Bashkimi Evropian dëshiron nga Kosova dhe Serbia që procesi i dialogut të ketë një epilog.
“Jemi duke folur për një situatë ku gjeopolitika po ndryshon, mesatarisht rendi botëror po ndryshon, raportet dhe balancat e fuqive po ndryshojnë. Tani, në këto rreshtime të reja që kanë riprodhuar situatën postkonfliktuale në botë, duhet të marrësh pozicion,” tha ai.
“Evropa ka synim të rrisë rrezen e ndikimit të saj, me qëllim që të mos ketë rreze ndikimi rus në Ballkan. Edhe ne dhe Serbia po na shikojnë me lupë; nëse doni ta bëni dialogun, kjo fazë dialoguese duhet të marrë një epilog. Ai epilog është Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, por nuk po gjen zbatim nga dy liderë populistë: Albin Kurti në Prishtinë dhe Aleksandar Vuçiq në Serbi,” ka thënë Shala. /Klankosova.tv
The post Shala për dialogun Kosovë-Serbi: BE kërkon epilog në proces appeared first on Klan Kosova.