Shala nga PSHDK: Zhvillimi ekonimik, infrastruktura e promovimi turistik do të jenë primare për ne (VIDEO)

Shala nga PSHDK: Zhvillimi ekonimik, infrastruktura e promovimi turistik do të jenë primare për ne (VIDEO)

Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga PSHDK në “Edicionin Special” ka prezantuar programin me të cilin synon ta qeverisë këtë komunë.

Shala nga Partia Shqiptare Demokristiane tha se zhvillimi ekonomik me qendër investitorët e jashtëm, infrastruktura, ujërat e zeza si dhe promovimi turistik do të jenë primare për të.

Ai shtoi se në Gjakovë përkrahje do të kenë bizneset e vogla dhe do t’i japin mundësi stimulimit të start-upeve.

“Do t’i japim mundësi reale fushës së turizmit, do të përkrahim një plan biznes në fshatin Morine, të ujëvarave të vogla që pastaj kanë mundësi të rigjenerojnë energji elektrike”, tha Shala.

Zotimi i Shalës ishte që nëse behet kryetar do ta largojë taksën mbi firmë.

Ndiqeni detajet nga videoja në vijim:

The post Shala nga PSHDK: Zhvillimi ekonimik, infrastruktura e promovimi turistik do të jenë primare për ne (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.