E martë, 29 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeShala: Ndërhyrja e FSK-së në Ujman të mos përdoret politikisht (VIDEO)

Shala: Ndërhyrja e FSK-së në Ujman të mos përdoret politikisht (VIDEO)

Opinionisti Azdren Shala ka komentuar ndërhyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndihmë të operacionit për gjetjen e trupit të pajetë të mërgimtarit që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai tha se veprime të tilla nuk duhet të shndërrohen në kapital politik nga pushteti aktual, transmeton Klankosova.tv.

“Mos të bëhet politikë kjo ndërhyrje, sepse klasa politike në pushtet mundohet çdo herë të shesë si sukses shtrirjen e sovranitetit. Nuk është hera e parë që ndodh një operacion i tillë në atë zone”,  u shpreh Shala, duke shtuar se FSK është e pajisur me mjete për t’i realizuar këto misione.

Ai tha se shpreson të jetë hera e fundit për raste të tilla tragjike.

The post Shala: Ndërhyrja e FSK-së në Ujman të mos përdoret politikisht (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT