Shala: Marrëzia e madhe është se 100 deputetë shqiptarë po e luajnë vallen e Kurtit (VIDEO)

Shala: Marrëzia e madhe është se 100 deputetë shqiptarë po e luajnë vallen e Kurtit (VIDEO)

Analisti politik Azdren Shala ka folur për moszgjedhjen e një nënkryetari të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka theksuar se do të duhej të votohej propozimi që ishte bërë nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

“Ta presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, por këtu, bllokuesit e vetëm të Kuvendit të Kosovës janë marrëzia e 100 deputetëve shqiptarë që, bashkë me minoritetet e tjera jo serbe, e luajnë vallen e Albin Kurtit”.

“Sepse stigmatizimi i atyre që e votojnë Listën Serbe si tradhtarë të kombit është kurth që e kanë ndërtuar dhe në të cilin kanë rënë partitë e tjera: PDK, LDK, AAK, e bëfshin me shëndet”, ka thënë Shala.

The post Shala: Marrëzia e madhe është se 100 deputetë shqiptarë po e luajnë vallen e Kurtit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.