E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/shala-kushtetuesja-dha-pergjigje-bllokues-eshte-albin-kurti-video/Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti (VIDEO) - Klan Kosova

https://klankosova.tv/shala-kushtetuesja-dha-pergjigje-bllokues-eshte-albin-kurti-video/Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti (VIDEO) – Klan Kosova

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, i ka obliguar deputetët e Kuvendit që jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e sotme, të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit përmes zgjedhjes së Kryetarit/es dhe të nënkryetarëve të tij.

Kjo u precizua në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar të enjten mbrëma, duke konfirmuar edhe raportimin e Klankosova.tv (GJEJENI KËTU) të bërë ditën e sotme.

Kjo temë kaq e rëndësishme u diskutua sonte edhe në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Analisti Azdren Shala, ka thënë se me këtë vendim Kushtetuesja e ka bërë të qartë se bllokuesi është Albin Kurti.

“Në këtë pikë gjykata ka dhënë bukur zgjidhje. Ja ka hequr Vetëvendosjes me vazhdu propagandën e vet populiste që deputetët e ish-opozitës po e bllokojnë Kuvendit. Jo, me ketë vendim po të kallxon që barra është veç e jotja”, deklaroi ai në Klan Kosova.

The post Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT