E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeShala: Kurti beson përnjëmend se 46% e shqiptarëve janë analfabetë (VIDEO)

Shala: Kurti beson përnjëmend se 46% e shqiptarëve janë analfabetë (VIDEO)

Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti beson që 46 për qind e shqiptarëve janë analfabetë.

Ai u shpreh se Kurti ka qenë i sinqertë në statusin e tij kur e ka thënë një gjë të tillë.

“Mendoj që Albin Kurti me një status të vet ka qenë i sinqertë, ai beson përnjëmend se 46 për qind e shqiptarëve janë analfabetë, nuk dinë”.

“Fakti që ky i ka bindur në Kosovë një pjesë të njerëzve që kur ka shkuar për herë të parë në negociata i ka mbajtur Macronit ligjeratë për demokracinë, francezëve që e kanë rikthyer si koncept në Evropë, kjo flet shumë se si ky i trajton shqiptarët e Kosovës, ky përnjëmend i sheh si analfabetë”, tha tutje Shala./Klankosova.tv

The post Shala: Kurti beson përnjëmend se 46% e shqiptarëve janë analfabetë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT