Profesori universitar Asdren Shala ka thënë se nuk beson që arrestimet e djeshme nga Specialja nuk do të jenë të fundit.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka pohuar se Gjykata Speciale është kundër luftës çlirimtare të UÇK-së.
“Unë kam frikë që arrestimt në fjalë nuk kanë me qenë të fundit sepse Prokuroria Speciale bashkë me Gjykatën Speciale janë bërë një. Nuk është koiçidencë që një ditë më parë para se të ndodhnin arrestimet ndodhi një protestë krejt e rastësishme e Z. Hashim Thaçi ku gjykata e mban anën e prokurorisë ky gjykata i interpreton faktet sipas anës së prokurorisë”.
“Tashmë pse ndodhin këto arrestime në gjykimin tim, sipas meje, kemi të bëjmë me diskreditim total të gjykatës, pamundësia e saj me vërtetu qoftë edhe qoftë edhe një aktakuzë, qoftë ajo kryesorja vepër e përbashkët krimi, ndërmarrje e përbashkët kriminale, tash në pamundësi me vërtetu këtë aktakuzë Gjykata Speciale bën këso arrestime sepse është në prag të diskreditim moral dhe faktik”.
“Prandaj, për ne kjo është shqetësuese, frika ime e vazhdueshme është se kjo gjykatë është e ndërtuar e tillë dhe si konstrukt anishqiptar që e ka për qëllim baltosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>