Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke thënë se kjo është fyerja më e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai u tregua i ashpër ndaj Bashës, duke thënë se një fyes, denigrues dhe siç u shpreh ai, poshtërues i UÇK-së, s’mund dhe s’duhet të jetë kryeparlamentar.
“Një fyes, denigrues dhe poshtrues i UÇK-së, nuk mundet dhe nuk duhet të jetë Kryetar i Kuvendit! Zgjedhja e Dimal Bashës Kryetar i Kuvendit të Kosovës është fyerja më e rëndë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për gjakun e dëshmorëve dhe për vetë shtetin tonë”.
“Ky “njeri” që në “punimet”, “botimet” e tij “shkencore” ka baltos luftën tonë të shenjtë, ka fyer e njollosë themeluesit dhe drejtuesit e saj, sot është ulur në karrigen më të lartë të përfaqësimit popullor, dhe e gjitha kjo u realizu vetëm falë votës së disa deputetëve të PDK-së dhe AAK-së”.
“Këta deputetë, që para qytetarëve flasin me gojën plot UÇK, që bëhen edhe kishe po qajnë për udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, e që tërë kohën thirren në sakrificën e dëshmorëve, të luftëtarëve, pikërisht këta ia dhanë besimin këtij poshtëruesi të vlerave tona më të shenjta. Kjo nuk është vetëm tradhti ndaj votuesve të tyre, por edhe përbuzje ndaj amanetit të dëshmorëve dhe shkelje mbi gjakun e tyre”, është shprehur ai.
Shala tutje tha se Basha duhet të shkarkohet menjëherë dhe këtë sipas tij duhet ta kërkojnë deputetët e PDK-së dhe AAK-së që siç u shpreh, ia mundësuan të zgjidhet aty.
“Një i tillë në Kosovë nuk do duhej as ta përmend kandidimin për deputet, e leje më të udhëheqë Kuvendin e Republikës! Ai duhet të shkarkohet menjëherë, qysh sot, dhe të parët që duhet ta kërkojnë këtë janë pikërisht ata deputetët e PDK-së dhe AAK-së që ia mundësuan të zgjidhet aty. Ata duhet jo vetëm të kërkojnë shkarkimin e tij sot, por edhe falje publike para popullit, sepse me votën e tyre i sollën Kuvendit këtë turp”.
“Mjaft ma me rrena! Mjaft ma me hipokrizi! Nuk mund të thirresh në UÇK e në gjakun e dëshmorëve, ndërkohë që voton dhe e ngre në krye një fyes, denigrues e poshtrues të tyre”, u shpreh tutje Shala./Klankosova.tv
The post Shala i ashpër ndaj Bashës: Fyes dhe denigrues, të shkarkohet qysh sot appeared first on Klan Kosova.