Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se në zgjedhjet lokale, garë interesante do të jetë në Drenas, siç u shpreh ai, për shkak të zhvillimeve politike brenda PDK-së.
Shala gjithashtu tha se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci sot doli me një akronim që ky e quajti të çuditshëm.
“Me aq sa i kemi parë deri tash kandidaturat, mendoj që garë interesante ka me qenë Drenasi, për faktin që kemi një përplasje tashmë publike mes ish-kandidatit të Drenasit, kryetarit aktual, Ramiz Lladrovcit dhe Petrit Hajdarajt. Për shkak të zhvillimeve politike brenda PDK-së, mendoj që do të jetë garë interesante”.
“Në parashikimin tim të paktën, mendoj që të dy kandidatët kanë me hyjë në balotazh. Lladrovci doli me një akronim të çuditshëm pak për mua, më habiti, por është zgjedhje e tij”, u shpreh tutje Shala./Klankosova.tv
The post Shala: Garë interesante do të jetë në Drenas – Lladrovci doli me një akronim të çuditshëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.