Analisti politik, Azdren Shala, e ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe mundësinë e kandidimit të një emri nga familja Jashari, duke e kundërshtuar një gjë të tillë, pikërisht me qëllimin për ruajtjen e kësaj familje.
Në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, Shala nuk nguroi as për kritika, duke thënë se brezi i tashëm i Jasharëve, “nuk jonë kurrqysh kah e mbajnë mbi supe peshën e randë që e kanë”.
Ai tha se partitë politike duhet ta ruajnë këtë familje, transmeton Klankosova.tv
“Po shpresoj që nuk pranojnë Jasharët me u kandidu për president, sepse bëhen palë në një projekt politik të rrezikshëm, i cili pastaj në proces e sipër ua zbeh edhe lavdinë historike. Nëse këto parti politike, i respektojnë përnime Jasharët, nuk ish dashtë as me vënë në diskutim një emër të Jasharëve. Shërbim ma të mirë se me i mbajtë Jasharët jashtë politikës nuk ka. Përndryshe ky brez i Jasharëve tash, jo krejt, nuk jonë kurrqysh kah e mbajnë mbi supe peshën e randë që e kanë, mbiemrin Jashari. Na e kemi pa një qeverisje të dobët, të Bekim Jasharit në Skenderaj.” – u shpreh Shala. /Klankosova.tv


