Pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, në “Speciale” të Klan Kosova, analisti Azdren Shala tha se bomba më e madhe është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Unë kam thënë prej fillimit, prej kur seanca e para filluan të shtyheshin në mënyrë të pakuptimtë, duke insistuar Kurti te Albulena Haxhiu, unë e kam thënë një send, që Kurti nuk është duke dashur të qeverisë në demokraci, pra krejt ideja e tij është me udhëheq në monarki”, u shpreh Shala, transmeton Klankosova.tv.
“Bomba më e madhe është Albin Kurti, kur ai shpërthen, në kuptimin figurativ po e them, kemi me pasë një shkatërrim total të Republikës”, tha ai.
Tutje, ai shprehet se ky është shqetësimi më i madh i tij, sesa bomba aktuale që u paralajmërua sot në Kuvendin e Kosovës.
The post Shala: Bomba më e madhe është Kurti, kur shpërthen do ketë shkatërrim total të Republikës appeared first on Klan Kosova.