Besa Shahini nga PSD-ja deklaroi në emisionin Rubikon në Klan Kosova se nëse ajo arrin të bëhet kryetare e Prishtinës, synim e ka që kryeqytetin ta bëjë atraktiv për të rinjtë dhe të përballueshëm financiarisht.
“Një qytet që është i përballueshëm financiarisht për çiftet e reja, që është i përballueshëm për njerëzit që jetojnë me pagë mesatare. Paga mesatare në Prishtinë është rreth 650 euro. Një pjesë e madhe e njerëzve marrin shumë pak se kaq”, deklaroi ajo.
Shahini tha se do të kishte pasur dëshirë të mbahet mend si një kryetare e cila e gjallëron qytetin dhe nuk i humb njerëzit e këtij qyteti.
The post Shahini synon kryeqytetin social: Prishtinë e gjallë dhe e përballueshme për të gjithë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.