Shahini propozon “taksën së zbrazëtisë”: 27 mijë banesa të pashfrytëzuara në Prishtinë

Shahini propozon “taksën së zbrazëtisë”: 27 mijë banesa të pashfrytëzuara në Prishtinë

Kandidatja e PSD-së për Prishtinën, Besa Shahini, ka ngritur shqetësimin për numrin e madh të banesave të pashfrytëzuara në kryeqytet, duke e vlerësuar këtë si një nga arsyet kryesore të çmimeve të papërballueshme të banimit.


“Sot në Prishtinë ka 27 mijë banesa që nuk shfrytëzohen, ndërkohë që nevoja për strehim është e madhe, e çmimet janë jashtë mundësive të shumicës së qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Shahini ka propozuar aplikimin e një “vacancy tax” (taksë për banesat e zbrazëta), një praktikë që sipas saj është zbatuar në qytete si Zagrebi, Londra, Parisi e Vankuveri, me qëllim nxitjen e pronarëve për t’i hedhur banesat në treg.

“Kjo masë do të rriste ofertën dhe do të ulte çmimet e banimit edhe në Prishtinë”, ka theksuar ajo, duke e shoqëruar postimin me sloganin e saj zgjedhor: “Prishtina është e jotja”.