Shahini: Prishtina ka nevojë urgjente për plan të ri zhvillimor (VIDEO)

Shahini: Prishtina ka nevojë urgjente për plan të ri zhvillimor (VIDEO)

Besa Shahini, kandidatja për kryetare të kryeqytetit nga Partia Socialdemokrate, ka deklaruar se Prishtina ka nevoje urgjente që të miratojë planin e ri zhvillimore.

Siç ka theksuar ajo në Rubikon të Klan Kosovës, kryeqyteti operon me dokumentacion që i ka skaduar afati.

“Komuna për momentin është vetëm agjenci që lëshon leje. Janë planet e vitit 2012, plani zhvillimor i vitit 2012 që është bazë, janë disa plane rregulluese urbane, që të gjithave u ka skaduar afati, por ato përdorën prapë se prapë sepse nuk ka plane të reja. Por komuna duhet urgjentisht të bëjë planin e ri zhvillimor. Duhet t`i bëjë planet zonale”.

Shahini theksoi se ka takuar shumë njerëz, të cilët i kërkuan që të kalojë një plan të ri zhvillimor.

“Tash e një kohë po shtyhet, por jo për arsye se nuk është i mirë, por për arsye se po i prekë interesat e njerëzve të ndryshëm. Shumë njerëz që kam takuar prej se kam filluar fushatën, po na thonë se nuk po kalon plani i ri zhvillimor, për të cilin po ashtu mendoj që nuk është i mirë, edhe ky është i bazuar mbi numra të gabuar të popullsisë”, tha Shahini. /Klankosova.tv

The post Shahini: Prishtina ka nevojë urgjente për plan të ri zhvillimor (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.