Besa Shahini, kandidatja për kryetare të Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me asnjë subjekt politik nëse nuk del e para në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ajo ka pohuar se koalicion do të bënte me ndonjë subjekt tjetër politik nëse ajo del e para në këto zgjedhje.
“Është e rëndësishme të qartësohet se nëse nuk dalë e para në zgjedhjet e 12 tetorit nuk futem në koalicion me partinë fituese. Kjo pasi ajo parti nuk të lë hapësirën për të vendosur prioritetet e mia si prioritete të Komunës”.
“Po të donte Përparim Rama të pastronte qytetin, do ta kishte pastruar për katër vite, unë dua ta pastrojë qytetin por nuk jam duke kandiduar për kryeshefe të Kompanisë së Pastrimit. Nuk ka kuptim kjo gjë, nëse dalim të parët patjetër që jemi shumë të hapur të krijojmë koalicion aty ku na përputhen interesat dhe duam të qojmë përpara idetë”, ka thënë Shahini. /Klankosova.tv
The post Shahini: Nuk do të bëj koalicion me partinë fituese nëse nuk dal e para në Prishtinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.