Shahini flet për martesën, mandatin si ministre e Arsimit dhe fushatën: Banesën me qira… (VIDEO)

Shahini flet për martesën, mandatin si ministre e Arsimit dhe fushatën: Banesën me qira… (VIDEO)

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini në “Weekend” në Klan Kosova, përveç shumë detajeve nga jeta personale, ka folur edhe lidhur me fushatën si dhe për eksperiencën e saj si Ministre e Arsimit në Shqipëri.

Shahini tha është e mundshme të jetohet në mënyrë më komode në Prishtinë, nëse komuna arrin që të ndërtojë çerdhet që i nevojitet qytetit dhe nëse ndërmarrim masat për të intervenuar në tregun e banimit, pra zvogëlohen dy shpenzimet kryesore.

“Këtë banesë e kemi marrë  me qira për me e çu mesazh politik se jeta në Prishtinë është shumë ë shtrenjtë dhe me pagën mesatare që e kanë qytetarët e Prishtinës që është 650 euro nuk mund ta çosh muajin në mënyrë të lehtë. Dhe e kishim të nevojshme me demonstru sa e vështirë është jeta dhe sa larg në muaj na çon paga 650 euro, që na doli për më pak se 2 javë”, tha Shahini.

Shahini foli për eksperiencën e saj si ministre e Arsimit, detyrë të cilën tha se e mori në kohë protestash, duke potencuar se zyrës së saj i vinte era vezë.

“Nga emergjenca në emergjencë, nuk mund të them që ka qenë mandat normal”, tha Shahini.

Ndërkohë, Shahini foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Dardan Molliqaj, për të cilin tha se është kritiku i saj më i madh.

Ndiqeni storjen për më shumë detaje:

The post Shahini flet për martesën, mandatin si ministre e Arsimit dhe fushatën: Banesën me qira… (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.