Shahini e ashpër me Ramën për mësimin gjithëditor: Ka shkaktuar pabarazi të thellë (VIDEO)

Shahini e ashpër me Ramën për mësimin gjithëditor: Ka shkaktuar pabarazi të thellë (VIDEO)

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës Besa Shahini, pati kritika të ashpra ndaj kryetarit aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, rreth mësimit gjithëditor.

Shahini në debatin e Rubikonit në Klan Kosova tha se kjo ka shkaktuar pabarazi të madhe tek nxënësit.

“Dhe ka bërë një dëm shumë të madh që i keni hequr prej shkollave ku e kanë mbajtur mësimin dhe i keni vendosur në shkolla ku mbahet mësimi gjithëditor. P.sh në shkollën Faik Konica të klasave 6 – 9 që i keni dërgu në shkolla tjera te ish-Xhevdet Doda, aty ka ardhur edhe një grup tjetër 6-9 . Pra, më pak se 10% e nxënësve e mbajnë mësimin gjithëditor”, tha ajo.

“Duhet të ndërtohen shkolla të reja. Por, duhet të ndërtohen me prioritet, sepse projekti i ndërtimit të një shkolle nuk është i lehtë, kërkon hapësirën, kërkon shpronësim dhe është i kushtueshëm, me buxhetin i cili tepron në Komunën e Prishtinës. Pra, nuk mundemi me folë edhe për unazë edhe për tramvaji edhe për shkolla. Ose bëhen shkollat ose bëhen këto tjerat”, theksoi Shahini në Klan Kosova.

The post Shahini e ashpër me Ramën për mësimin gjithëditor: Ka shkaktuar pabarazi të thellë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.