Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se fokus i tij është zhvillimi ekonomik për Dragashin.
Sipas tij, kjo për arsye se regjistrimi ka qenë një sinjal se siç u shpreh ai. komuna e Dragashit po zbrazet.
“Ne në kuadër të platformës sonë zgjedhore kemi paraparë prioritetet tona zhvillimore, me fokus të veçantë zhvillimin ekonomik”.
“E kemi përzgjedhur zhvillimin ekomomik për shkak të situatës së re të krijuar në komunën e Dragashit, për shkak se regjistrimi i fundit na ka treguar dhe ka qenë një sinjal se komuna e Dragashit po zbrazet, prandaj ne kemi menduar se zhvillimi ekonomik mund të jetë faktori kyç në stabilitetin e komunitetit tonë, por edhe mbajtjen e të rinjve në komunë”, u shpreh ai./Klankosova.tv
The post Shabani me fokus te zhvillimin ekonomik për Dragashin: Regjistrimi i fundit, sinjal se komuna po zbrazet appeared first on Klan Kosova.