Shabani i PDK-së që po kandidon për Podujevën: Programi ynë nuk është statik, ua përshtasim nevojave

Shabani i PDK-së që po kandidon për Podujevën: Programi ynë nuk është statik, ua përshtasim nevojave

Kandidati për kryetar të Podujevës, Isak Shabani, ka shpalosur planet e tij në rast se vjen në krye të kësaj komune.

“Qeverisja ime do të sjellë risi dhe ndryshime thelbësore. Sfidat zhvillimore nuk i shohim si pengesë, por si mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka thënë Shabani në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Qeverisja që unë synoj të udhëheq do të bazohet në dije, përvojë, teknologji moderne dhe mbi të gjitha në hulumtim dhe zbatim praktik të zgjidhjeve”.

“Ashtu si çdo program serioz, edhe unë personalisht kam analizuar me kujdes buxhetin që kemi në dispozicion. Buxheti për katër vitet e ardhshme është rreth 140 milionë euro, ku 40 milionë janë të dedikuara për investime kapitale”.

Shabani tha se programi i tij nuk është statik, por kjo varet nga nevojat e qytetarëve përgjatë qeverisjes potenciale të tij.

“Kam bërë një skanim të gjendjes në çdo fshat, çdo lagje dhe në vetë qytetin, për të kuptuar më mirë kërkesat dhe nevojat reale të qytetarëve”.

“Prandaj, i gjithë programi im bazohet në këto nevoja konkrete. Por dua të theksoj se ky program nuk është statik – ai mund të ndryshojë dhe të përshtatet, sepse edhe prioritetet mund të ndryshojnë në varësi të rrethanave dhe kërkesave të reja”.

“Ne do të veprojmë në përputhje me zërin dhe interesin e qytetarëve – dhe ato që premtojmë, do t’i realizojmë”.

The post Shabani i PDK-së që po kandidon për Podujevën: Programi ynë nuk është statik, ua përshtasim nevojave appeared first on Klan Kosova.