Në âEpopeja e UÃK-së Specialeâ, Shaban Geci, djali i heroit të Kosovës Osman Geci, ka rrëfyer detaje nga beteja e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz.
Ai tregoi se si ka nisur rrugëtimi i Osman Gecit, i cili ka qenë daja i komandantit Adem Jashari, i njohur si Daja Osë, sa i përket rezistencës ndaj Serbisë
âSaherë kanë thirrë demonstratat në atë kohë, çdo herë ka çu Ademi lajm dhe kanë pasë pika ku me u taku, në periudhën e vitit 1989, e pashim me armë, prej asaj kohe Osman Geci me pushkë në dorë ka nejtë, kur u dal u dal me përcjellje ose i armatosunâ, tha Geci, transmeton Klankosova.tv
Osman Geci tutje shtoi: âLidhja mes tyre (Osman Gecit dhe Adem Jasharit) ka qenë e veçantë se janë kanë dajë e nip, motër e ka pasë Zahiden, të vetmen motërâ, tha tutje ai.
Ndërkaq, Geci tregoi se babai i tij kishte shitur edhe pasurinë për të siguruar armë për tâi rezistuar serbëve.
â33 netë këtu ka pasë gjuajtje, pesë mijë deri në shtatë mijë forca serbe janë kanë këndej. Nëse e kam egjelin në tri vene muj vdes, në shtëpi tem që sâkam kah ia maj, rrugës ose te nipat në Prekaz. Ai ka shitë tokë për me ble armë, dy mijë mark e ka ble në atë kohëâ, tha Geci.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>