E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeSfidat e rrezikshme në TikTok, policia me apel kujdesi për fëmijët

Sfidat e rrezikshme në TikTok, policia me apel kujdesi për fëmijët

Policia e Kosovës  ka bërë apel për fëmijët që të kenë kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok, e cila kohët e fundit ka shpërndarë sfida që paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.

“Kjo sfidë është një nxitje për të realizuar veprime përmes lojërave  që mund të shkaktojnë lëndime dhe dëmtime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Kosovës, u ka kërkuar mbështetje prindërve dhe komunitetit për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe adoleshentët për rreziqet që mund të sjellë angazhimi i pjesëmarrjes në këto sfida.

“Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm mbi përdorimin e  rrjeteve të ndryshme sociale  nga fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata në  identifikimin dhe ofrimin e ndihmës për shmangien e përfshirjes se tyre në lojërat e dëmshme dhe të rrezikshme”.

“Policia e Kosovës është e angazhuar në mbështetje të komunitetit dhe të rinjve për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale, dhe i bën thirrje çdo prindi dhe mësuesi të jetë i vëmendshëm dhe të inkurajojë përdorimin e teknologjisë për qëllime pozitive dhe edukative”, thuhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT