Ndeshjet e ligës më të fortë të futbollit, ato të Premier Ligës Angleze, këtë fundjavë do të keni mundësi t’i ndiqni në platformën më të pasur televizive, Artmotion.
Dita starton me ndeshjen mes skuadrës në formë, Newcastle vs Bournemouth nga ora 13:30.
Ndërkaq, nga ora 16:00, lideri i tabelës, Liverpool i shkon mysafir Brentfordit, i cili në pesë ndeshjet e fundit ka 1 fitore, dy barazime e dy humbje.
Në po këtë orë, zhvillohet edhe sfida tjetër mes West Hamit dhe Crystal Palacet.
Dhe nga ora 18:30, Arsenali pret në shtëpi Aston Villan, me qëllimin që të vazhdojë me rezultate pozitive për të mbajtur gjallë garën për titull.
Të gjitha këto ndeshje transmetohen në kanalet sportive të platformës Artmotion.
Edhe të dielën, Premier Liga do të sjellë përballje tejet interesante.
Man United do të jetë nikoqir i Brightonit, skuadër kjo që nga shumë konsiderohet problematike. Pastaj Evertoni do të presë Tottenhamin, i cili po kalon nëpër një periudhë mjaft të dobët (në pesë ndeshjet e fundit ka 4 humbje e një barazim).
Kurse befasia e këtij sezoni, Nottingham, që aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelë, do të presë Southamptonin.
Të tri këto ndeshje zhvillohen nga ora 15:00, kurse sfida e fundit për këtë fundjavë zhvillohet nga ora 17:00, ku ekipi i Aro Muriq, Ipswich Town, do të jetë nikoqir i pasanikëve, Manchester City. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>