E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportSevilla e Valencia shënojnë nga një gol për ta mbyllur ndeshjen në...

Sevilla e Valencia shënojnë nga një gol për ta mbyllur ndeshjen në barazim

Realizimi nga Adria Pedrosa në minutën e 93-të të ndeshjes, e shpëtoi skuadrën e Sevillas nga humbja kundër Valencias.

Këta të fundit krijuan avantazhin përmes Luis Rioja në minutën e 61-të, në duelin e vlefshëm për xhiron e 19-të në LaLiga.

Pavarësisht se rezistuan deri në minutat shtesë, nuk arritën megjithatë t’i marrin 3 pikë shumë të vlefshme që të dalin nga pozita e fundit ku aktualisht kanë mbetur me vetëm 13 pikë, raporton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, “Los Hispalenses” kanë grumbulluar 23 pikë, duke qëndruar më “komod” në raport me rënien nga elita spanjolle e futbollit.

Nesër në kalendar janë edhe tri ndeshje kampionale, njofton Klankosova.tv.

Dita nis me ballafaqimin ndërmjet Las Palmas dhe Getafes, për të vazhduar me takimin ndërmjet Atletico Madrid dhe Osasunës dhe për ta përmbyllur të dielen në stadiumin “Anoeta” ku Real Sociedad është nikoqir i Villarealit.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit kryesor të Spanjës mund t’i ndiqni në platformën kryesore shqiptare, Art Motion!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT