E diel, 27 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeSërish aksident mes trenit dhe veturës, dyshohet për të lënduarSinjali

Sërish aksident mes trenit dhe veturës, dyshohet për të lënduarSinjali

Një aksident i rëndë trafiku është shënuar sot në mëngjes në Prishtinë, ku një veturë është përplasur me trenin te “Përroi i Njelmtë”, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40 kanë pranuar informacionin për aksidentin, ku menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore dhe zjarrfikësit, për shkak të dyshimeve për lëndime të rënda trupore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“”Rreth ores 07:40, Polica e Kosovës ka pranuar informacione për nje aksident trafiku ku është përfshirë treni dhe nje veturë te Përroi i njelmtë ne Prishtine. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të policisë dhe zjarrfikësit pasi që sipas raportimeve aksidenti raportohet të jetë me lendime të rënda trupore.”

Po ashtu, ai ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të incidenteve ku përfshihen edhe trenat, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale.

Me këtë rast, Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe vigjilencë të shtuar gjatë vozitjes, poashtu kur qarkullojne pranë linjave hekurudhore, veçanërisht në pikat e kalimit të trenave.

“Kalimi i paligjshëm i barrierave apo sinjaleve të ndalimit rrezikon jetën . Treni nuk ka mundësi të ndalojë menjëherë dhe pak sekonda pakujdesi mund të jenë fatale. Respektimi i rregullave të sigurisë në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët.”, tha tutje ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT