E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportSergio Ramos debuton sot në futbollin meksikan, madje si kapiten

Sergio Ramos debuton sot në futbollin meksikan, madje si kapiten

Trajner i Rayados del Monterrey, Martín Demichelis zbuloi këtë të premte se qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos do të debutojë këtë të shtunë me ekipin e tij, madje si kapiten i ri, njofton Klankosova.tv

“Ramos do të fillojë nesër. Ne morëm vendimin që ai të fillojë nesër, ai duket shumë mirë, dhe gjithashtu është shumë i emocionuar”, shpjegoi trajneri në konferencën për medie.

Tutje, ish mbrojtësi i Bayern Munich, tha se Sergio është një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit.

“Sergio është një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. Personaliteti i tij si kapiten, me respekt dhe një zë komandues, e çon në atë vend. Kjo është arsyeja pse ne do t’i japim shiritin në krahë , me gjithë respektin për Hector Moreno dhe Sergio Canales, të cilët nuk do të ndalojnë së qeni kapiten”, tha ai.

The post Sergio Ramos debuton sot në futbollin meksikan, madje si kapiten appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498