Sergio Conceicao është emëruar trajneri i ri i Al Ittihad, duke nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Trajneri portugez, i cili më herët ishte në krye tëMilan, merr drejtimin e kampionëve të Arabisë Saudite për ta udhëhequr skuadrën gjatë pjesës së mbetur të sezonit dhe përtej saj.
Bashkë me Conceicaon nga Portugalia i janë bashkuar edhe stafi i tij teknik, përfshirë ndihmësit Joao Costa, Siramana Dembele dhe Fabio Moura, trajnerët e portierëve Diamantino Figueiredo dhe Vedran Runje, si dhe analisti i performancës Eduardo Oliveira.
Ky grup do të mbështesë përpjekjet e trajnerit për të rikthyer skuadrën në formë, e cila ka në përbërje yje si Karim Benzema dhe N’Golo Kante.
Conceicao zëvendëson Laurent Blanc, i cili u shkarkua pas humbjes 2-0 ndaj Al Nassr në fund të shtatorit.
Disfata nxori në pah vështirësitë e hershme të skuadrës, dhe Conceicao shpejt doli si kandidati kryesor për postin.
Al Ittihad, aktualisht në vendin e tretë në ligë, do të rikthehet në aksion pas pushimit ndërkombëtar me pritshmëri të larta për sukses si në garat vendore ashtu edhe ato kontinentale./Telegrafi/