Serena Williams, 43 vjeçe, ndau imazhe në Instagram duke treguar të brendshme mëndafshi ngjyrë blu, duke nxjerrë në pah figurën e saj të hollë dhe këmbët e tonifikuara.
Kjo vjen pas një muaji kur ajo pranoi se kishte humbur 15 kilogramë me ndihmën e ilaçeve për humbje peshe GLP-1.
Williams tregoi se pas lindjes së vajzës së dytë Adira në gusht 2023, kishte vështirësi të rikthente peshën e shëndetshme dhe përpjekjet e saj stërvitore nuk mjaftuan, shkruan DailyMail.
Ajo iu drejtua kompanisë së kujdesit shëndetësor Ro për trajtim me GLP-1, duke përdorur ilaçe si Ozempic dhe Mounjaro, dhe tani ndihet më energjike dhe aktive.
Ylli i tenisit theksoi se përdorimi i ilaçeve nuk është “rrugë e shkurtër”, por një ndihmë për të arritur peshën e shëndetshme.
Serena gjithashtu promovoi vetëbesimin dhe dashurinë për trupin në çdo fazë të jetës, duke treguar se tani ndihet më mirë se kurrë dhe më e lehtë në aktivitetet e përditshme. /Telegrafi/

