Serbia “strehë” për të kërkuarit nga Kosova? (VIDEO)

Serbia “strehë” për të kërkuarit nga Kosova? (VIDEO)

Njerëz me të kaluar kriminale është aluduar gjithmonë se janë strehuar në Serbi.

Së fundi dyshohet se kësaj liste mund t’i jetë shtuar edhe Mefail Shkodra, së bashku me djemtë e tij, të cilët po dyshohen për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Për këtë fenomen ka folur gazetari Faton Mehmeti në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke thënë se kjo praktikë ka nisur menjëherë pas luftës në Kosovë.

“Pas luftës shumë njerëz që kanë pasur probleme me drejtësinë kanë gjetur strehë në Serbi. Mund t’i ndajmë në dy kategori, ata për arsye ekonomike, si rasti i Shkodrës dhe të tjerët që janë marrë me fajde, dhe ata për arsye politike si Enver Sekiraqa e Nazim Bllaca, të cilët Serbia i ka përdorur politikisht kundër Kosovës”, tha Mehmeti, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se Serbia është e interesuar të strehojë këta persona për t’i shfrytëzuar më pas në funksion të agjendave të saj.

“Personat që kryejnë vepra të ndryshme penale dhe janë kundër rendit dhe ligjit në Kosovë, Serbia është e interesuar t’i strehojë për shumë arsye, por arsyeja kryesore është që t’i përdorë ata”, u shpreh Elezi./Klankosova.tv

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

 

 

 

The post Serbia “strehë” për të kërkuarit nga Kosova? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.