Me argumentin se ata përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, Serbia ka shpallur “non grata” dy shqiptarë, Gazmir Mema dhe Edlira Lila.
Të dy ishin pjesë e një grupi prej 14 anëtarësh të shoqërisë civile, të cilët u intervistuan nga Shërbimi sekret serb në bashkëpunim me policinë serbe.
Në pasaportat e tyre u vendos vula e ndalimit të hyrjes në Serbi për një vit, njofton Klankosova.tv.
Analisti Florent Zeqaj e sheh këtë si një praktikë të zakonshme të Serbisë ndaj shqiptarëve, duke theksuar se:
“Serbia ka një listë të gjatë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët realisht i pret fati jo i mirë, pasi ligji serb ende parashikon ndëshkime për këtë kategori njerëzish që janë jetikë për shtetin dhe themelimin e Kosovës”, tha Zeqaj në emisionin “Ora Shtatë” në KlanKosova.tv.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>