E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/serbia-mohon-gradimin-e-shqiptareve-ne-ushtrine-e-saj-behluli-emrat-e-tyre-nuk-ekzistojne-ne-liste111/Serbia mohon gradimin e shqiptareve në ushtrinë e saj? – Behluli: Emrat...

https://klankosova.tv/serbia-mohon-gradimin-e-shqiptareve-ne-ushtrine-e-saj-behluli-emrat-e-tyre-nuk-ekzistojne-ne-liste111/Serbia mohon gradimin e shqiptareve në ushtrinë e saj? – Behluli: Emrat e tyre nuk ekzistojnë në listë – Klan Kosova

Gjatë ditës së hënë, në emisionin “Ora Shtatë”, eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka pretenduar se tri shqiptare janë graduar në ushtrinë serbe.

Ai tha se këto gra janë Shpresa Berisha, Majlinda Kurti dhe Ganimete Osmani, që sipas Elezit, që të tria kanë lidhje të fuqishme me Lika Mihalin, vajzën e axhës së Dejona Mihalit, këshilltares të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

Por, në emisionin “Kosova Today”, gazetarja shqiptare që vepron në Serbi, Ardita Behluli tha se sipas përgjigjeve nga institucionet përkatëse serbe, mohohet një pretendim i tillë.

Behluli po ashtu tha se sipas përgjigjeve që ka marr, nuk ekzistojnë emra shqiptarë në ushtrinë serbe.

“Si gazetare hulumtuese në mënyrë zyrtare, kam kërkuar nga institucionet përkatëse qeveritare që të bëjë konfirmimin e lajmit. Kemi kërkuar konfirmim nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, dhe kjo ministri na e ka konfirmuar që një person i tillë nuk ekziston në strukturat e ushtrisë serbe. Po ashtu, pos kësaj kemi bërë edhe verifikimin e emrave dhe datave të gradimeve në regjistrat zyrtare ushtarake, nuk ka asnjë evidencë publike, zyrtare po ushtarake që mbështet ekzistencën e Shpresa Berishës si gjenerale, apo si zyrtare e afërt me presidentin. Nuk kemi deri tani asnjë komunikatë zyrtare nga Presidenca. Deri tani kemi një informacion që nuk është i konfirmuar nga ndonjë burim zyrtar, veç që mund të ketë një rast të tillë. Kemi bërë pyetje direkte edhe në zyrën e ministrit për pakica në Serbi, Demo Berisha, dhe kemi kërkuar informacion shtesë për marrëdhënie familjare për personin në fjalë, dhe kemi marr një përgjigje se ministri Berisha as nuk e di që ekziston e lërë më që e ka motër”, u shpreh Behluli.

Por sa ishin të sinqerta këto përgjigje, Behluli thotë se Serbia di mirë të kamuflojë përgjigjet, megjithëse shton se ata obligohen t’i japin këto përgjigje, pavarësisht se ajo është gazetare shqiptare.

Lidhur me këtë, Elezi tha se ka mundësi që emri i Shpresa Berishës të mos figurojë në dokumentacione.

“Ka mundësi të mos jetë një emër i tillë dhe mbiemër i Shpresa Berishës si ushtarake atje, sepse e njëjta ka lindur në Novisad, është motra e vogël e Demo Berishës. Kujtoj se para dy ditëve një mik i imi në Tiranë e ka uruar Demo Berishën për gradën e motrës së tij”, u shpreh Elezi. /klankosova.tv

The post Serbia mohon gradimin e shqiptareve në ushtrinë e saj? – Behluli: Emrat e tyre nuk ekzistojnë në listë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT