Serbia është mësuar tashmë të pranojë eurogola – Andorra shënon një nga më të bukurit e këtyre eliminatoreve

Serbia është mësuar tashmë të pranojë eurogola - Andorra shënon një nga më të bukurit e këtyre eliminatoreve

Serbia po luan si mysafir ndaj Andorrës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, ku u shënua një nga golat më të bukur të eliminatoreve.

Aktualisht rezultati është 1-1, ku Andorra shënoi një gol në minutën e 17-të në një mënyrë spektakolare.


Pas një gabimi të Aleksandar Stankovic, Serbia pësoi një gol nga pothuajse gjysma e fushës. Shënuesi ishte Guillaume Silvan Lopez, i cili priti pasimin e Stankovic dhe më pas gjuajti në mënyrë fenomenale dhe përplasi portën e Djordje Petrovic.

Goli i barazimit ishte autogol me Mark Garcia që shënoi në minutën e 19-të në portën e tij.

Serbia është mësuar siç duket të pranojë eurogola, pasi ditë më parë pranoi një super gola nga Rey Manaj në fitoren e Shqipërisë me rezultat 1-0. /Telegrafi/