Serbi – Shqipëri nuk zhvillohet në Beograd, zyrtari serb: Duam të luajmë në Leskovc

Serbi – Shqipëri nuk zhvillohet në Beograd, zyrtari serb: Duam të luajmë në Leskovc

Federata e Futbollit të Serbisë po e shqyrton mundësinë e zhvendosjes së ndeshjes Serbi – Shqipëri nga Beogradi në Leskovc.

Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë padyshim do ta vendosë fatin se cila kombëtare avancon në play-off, ndërsa zhvillohet më 11 tetor.


Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe Branko Radujko konfirmoi se po e shqyrtojnë ta ndryshojnë destinacionin.

Berat Gjimshiti

“Për tri javë kemi grumbullimin për ndeshjen më të rëndësishme në këto kualifikime, përballjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë se kush do të shkojë në play-off. Kjo është prioriteti ynë absolut. Kemi lojtarë që aktivizohen në klube e liga të forta, lojtarë që dinë të kënaqin kombin dhe besoj se do ta bëjnë edhe kësaj radhe”.

“Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovc”, deklaroi ai për “Tanjug”.

Shqipëria aktualisht renditet e dyta me tetë pikë në grupin K, një më shumë se Serbia prandaj përballja direkte do të ketë rolin kyç për play-off./Telegrafi/