Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje lidhur me përleshjen mes disa personave serbë dhe zyrtarëve policorë në rrugën “Mbreti Petri” në Mitrovicën e Veriut.
Elshani në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, theksoi se, tre policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa personat serbë janë ndaluar për 48 orë dhe po ndiqen në procedura ligjore.
Ngjarja ka ndodhur pasi një grup deri në 10 persona, të cilët kishin qenë duke festuar dhe ishin në gjendje të dehur, u përleshën me policinë pas daljes nga restoranti “Tre Sheshirat”, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>