Marrëveshja e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë është miratuar me vota unanime në senatin italian.
A2CNN shkruan se ky votim përmbyll ratifikimin e marrëveshjes nga shteti italian, teksa më herët ishte kryer edhe votimi në Dhomën e Deputetëve.
Votimi i kësaj marrëveshjeje pritet që të dalë në fletoren zyrtare italiane. Shqipëria muaj më parë e ka ratifikuar marrëveshjen në fjalë. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>