Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeSenati i i UP-së shqipton masa disiplinore ndaj ish-rektorit Enver Hasani për...

Senati i i UP-së shqipton masa disiplinore ndaj ish-rektorit Enver Hasani për shkelje të rënda etike

Senati i Universitetit të Prishtinës ka miratuar me shumicë votash vendimin e Këshillit të Etikës, me të cilin ish-rektorit dhe profesorit Enver Hasani i shqiptohen masa disiplinore për shkelje të rënda të Kodit të Etikës dhe obligimeve akademike.

“Pas pranimit të Vendimit gjegjës nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të datës 23 janar 2026, Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi me shumicë votash vendimin e Këshillit të Etikës të datës 14 korrik 2025, me të cilin ish-rektorit dhe profesorit Enver Hasani i shqiptohen masa disiplinore për shkelje të rënda etike”, thuhet në njoftimin e Senatit për vendimin e së premtes.

Vendimi është marrë pas denoncimit që ia kishte bërë Avni Puka, drejtor i Fakultetit Juridik në UP, në gusht të vitit 2024. Ai akuzonte Hasanin se gjatë gjithë vitit akademik 2023/2024 nuk kishte mbajtur ligjërata, si dhe se ka dëmtuar imazhin e Fakultetit të Juridikut.

Denoncimi kishte të bënte me shkelje të rënda të Kodit të Etikës të Universitetit të Prishtinës dhe obligimeve akademike, duke u bazuar në Raportin e monitorimit nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), si dhe në fakte e prova të tjera relevante.

Në mbledhjen e Senatit u bë e ditur se është pranuar vendimi i Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të datës 23.01.2026, në të cilin thuhet se është mbyllur rasti ndaj Flamur Hysenit dhe Furtuna Sheremetit, të dy anëtarë të Këshillit të Etikës në UP, pasi nuk ka prova të mjaftueshme që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik.

Sipas Opinionit të Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (Referencë: APK-DPKI-1270/24, datë 17.12.2024), njëra nga pikat kryesore të denoncimit kishte të bënte me mosmbajtjen e ligjëratave gjatë gjithë vitit akademik 2023/2024 dhe vënien në lajthitje të institucionit përmes kompensimit për normë dhe mbinormë pa mbajtur mësim, në kundërshtim me obligimet kontraktore.

Pas pranimit të vendimit të Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, të datës 23 janar 2026, Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e tij, miratoi vendimin e Këshillit të Etikës të datës 14 korrik 2025, duke i shqiptuar ish-rektorit Enver Hasani masa disiplinore për shkelje të rënda etike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT