Seanca e parë paraprake e parashikuar për këtë të enjte në GJKKO, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, për arsye shëndetësore.
Në sallë u paraqit e bashkëpandehura Monika Kryemadhi ndërsa seanca e radhës u caktua për në datën 9 tetor.
Kjo dosje, që ndodhet në fazën paraprake, po gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila më herët ka kërkuar dorëheqjen nga çështja, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtari Erion Bani, njëherazi zëvendëskryetar i GJKKO. /euronewsalbania/