Selvia ‘thumbon’ Shpatin në ditëlindjen e saj: Kjo qetësi më ka munguar…

news image

Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një postim të veçantë pas festimit të ditëlindjes së saj.

Ajo shpreh mirënjohjen dhe refleksionet e saj për vitet e kaluara, duke theksuar se ndjehet e bekuar dhe më e qetë se kurrë.

“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua. E festova me njerëz që më duan sinqerisht dhe e dinë se sa vlej. Dhe është shumë bukur të rrethohesh me njerëz të tillë që të duan thjesht se je ti!”, shkruan ajo.

Selvija thekson edhe forcën dhe vetëvendosjen e saj: “Faleminderit Zotit që unë jam shumë e fortë dhe jam arkitektja e jetës sime, vendos vetë themelet e lumturisë sime! Faleminderit Zotit që m’i pranoi lutjet kur unë lutesha të mos humbisja veten, të mos humbisja modestinë dhe butësinë time në këtë botë ku gjithçka shpesh keqpërdoret dhe merret për dobësi!

Faleminderit Zotit që më ka bërë ta dua veten aq shumë sa të mos pranoj minimumin nga askush; të mos pranoj manipulimet, gënjeshtrat, tradhtitë…! Po krijoj jetën time nga e para me ata pak njerëz, por me shumë vlerë për mua!”

Ajo ndan edhe premtimet që i ka bërë vetes dhe synimet për të rritur djalin e saj, Roelin: “Ditëlindjen e kaluar i bëra një premtim vetes: që nuk do të heshtja më, nuk do të lejoja që zemra ime e pastër, e butë dhe plot mëshirë të neglizhohej, të mos respektohej… I premtova vetes që Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me shumë dashuri. Roelit do t’i mësohet çfarë do të thotë të jesh njeri, të kesh parime dhe respekt ndaj vetes. Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!”.

Selvija përfundon me një mesazh mirënjohjeje dhe reflektimi: “Kjo ditëlindje nuk ishte si çdo tjetër, ishte një ditë ku nisa një kapitull të ri për veten dhe për Roelin. Nuk është gjithçka luksi, paraja dhe të mirat e kësaj bote. Njeriu që është falënderues ndaj Zotit është gjithmonë mirënjohës edhe për gjënë më të vogël, dhe ngrihet 100 herë më i fortë… Faleminderit të gjithëve që ndatë kohë për të ma uruar ditëlindjen. Mirënjohëse pafund.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/