E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeSelmanaj e quan Kurtin ish-kryeministër: Dëm i madh nëse ky person vazhdon...

Selmanaj e quan Kurtin ish-kryeministër: Dëm i madh nëse ky person vazhdon të qeverisë (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për fushatën që po zhvillohet, duke thënë se kjo që po ndodh, nuk ka qenë praktikë e njohur në Kosovë.

Ai u shpreh se gjuha fyese që po përdoret nga partia në pushtet, sipas tij është njëkahore, sepse siç tha ai, të tjerat kanë investuar shumë në kujdes.

“Ajo çka është duke ndodhur në këtë fushatë, nuk ka qenë një praktikë e njohur në Kosovë që nga paslufta që ai që i fiton zgjedhjet, ai që qeveris, ka një mandat besimi të madh, së paku deri sa ka përfunduar mandati dhe ai koncentrohet në fyerje. Do të thotë tek ne ka ndodhur e kundërshta, që zakonisht fyerjet kanë dalur nga të pakënaqurit, nga partitë politike opozitare, për shkak ndoshta për të nxitur, elektrizuar masën”.

“E kanë tepruar edhe me gjuhë, ka pasur një tension ndonjëherë të papranueshëm, them sidomos për zgjedhjet e pasluftës e kështu me radhë, por megjithatë kemi menduar që i ka mbetur të kaluarës”.

“Tash po e shohim se gjuha fyese është njëkahore, për fatin e mirë, sepse duket sikur partitë e tjera politike kanë mbërritur në nivel të emancipimit duke investuar shumë në kujdes, në bashkim, në ndalim të urrejtjes në thirrje për bashkim, sepse tek e fundit ne jemi parti politike të ndryshme, dallojnë konceptualisht, dallojmë ideologjikisht, por megjithatë ne jemi shqiptarë të Kosovës, ne jeni shqiptarë të këtij vendi, njerëz të këtij populli dhe si të tillë nuk guxojmë ne që të shkojmë deri në fyerje, madje edhe personale në situata të caktuara”, u shpreh ai.

Selmanaj tutje e quajti Kurtin ish-kryeministër, duke thënë se është dëm i madh për Kosovën, nëse ky person vazhdon të qeverisë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë mendoj që kryeministri Kurti, ish-kryeministri Kurti sepse besoj që nga 9 shkurti nuk do të jetë kryeministër i Kosovës. Unë jam i bindur në kuptimin  e asaj që po e shoh dhe në kuptimin e kësaj trashëgimie që e ka lënë për katër vjet, unë mendoj që njerëzit po reflektojnë çdo ditë, ju po e shihni edhe masivitetin e tubimeve tona, unë mendoj që është dëm i madh për Kosovën, nëse ky person vazhdon të qeverisë me Kosovën”, u shpreh tutje Selmanaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498