Selena Gomez ndanë detaje për dasmën e saj me Benny Blancon gjatë emisionit të Jimmy Fallon

Selena Gomez ndanë detaje për dasmën e saj me Benny Blancon gjatë emisionit të Jimmy Fallon

Me dasmën që po afron, Selena Gomez po ndien një lloj fati të rrallë!

Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare — e fejuar me producentin muzikor Benny Blanco — ndau një përditësim të ëmbël për përgatitjet e dasmës gjatë paraqitjes së saj në emisionin The Tonight Show Starring Jimmy Fallon, së bashku me aktorët e serialit të saj Only Murders in the Building, të martën më 9 shtator.


Pas pyetjes së prezantuesit Fallon, 50 vjeç, lidhur me martesën e ardhshme — konkretisht nëse ajo po e shijonte këtë proces — ylli u përgjigj:

“Është e mrekullueshme. Jam shumë me fat”.

“Gjithçka po shkon mirë. Jam shumë e emocionuar”, shtoi aktorja, e ulur pranë kolegëve të saj të serialit, Martin Short dhe Steve Martin.

“Jam i sigurt që ftesat tona do të vijnë ditët në vijim,” bëri shaka Martin, 80 vjeç, ndërsa Fallon pyeti nëse aktorët-komedianë do të marrin pjesë në dasmën e saj.

Gomez e pohoi këtë duke thënë madje se Marty do të mbajë unazat.

Short, 75 vjeç, më pas imitoi me shaka mënyrën se si do ta sillte unazën në ditën e veçantë të koleges së tij, duke u ulur në njërin gju dhe ngritur dorën lart:

“Ja unaza jote, Selena” ,tha ai, duke imituar personazhin Gollum nga Lord of the Rings. “Merre”.