Sekuestrohet një autobus në Prizren, shoferi s’lejohej të voziste – dënohet me 500€

Sekuestrohet një autobus në Prizren, shoferi kishte masë ndalimi

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka sekuestruar një autobus pasi drejtuesi i tij rezultoi të ketë masë ndalimi aktiv për drejtimin e mjeteve motorike.

Rasti  ka ndodhur dje  rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ku patrulla policore ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë ndalimi deri më 26.12.2025, transmeton Klankosova.tv.

“Në zbatim të Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit”, shkruhet në njoftimin e Policisë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

 

 

The post Sekuestrohet një autobus në Prizren, shoferi s’lejohej të voziste – dënohet me 500€ appeared first on Klan Kosova.