Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka sekuestruar një autobus të një kompanie nga Lipjani pasi drejtuesi i tij rezultoi me masë ndalimi aktiv për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26 dhjetor 2025, raporton Sinjali.
Sipas Policisë, autobusi u ndalua dje rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri”.
Pas verifikimit të dokumentacionit, drejtuesit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit.”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!