Policia ka bërë të ditur se kanë arritur ta gjejnë dhe ta sekuestrojnë motorin të cilin dyshohet se e përdori mbrëmë i dyshuari që shtiu me kallashnikov në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanajt.
Në njoftim thuhet se nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit janë ndërmarrë veprime hetimore, me ç’rast janë kryer edhe bastisje në dy lokacione.
“Në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe Prokurori i rastit. Nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit janë ndërmarrë veprime operative e hetimore, me ç’rast janë kryer edhe bastisje në dy lokacione”.
“Si rezultat i veprimeve të ndërmarra hetimore hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë motoçikletën (motorin) të cilin dyshohet se i dyshuari e kishte përdorur në veprën penale. Hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve po vijojnë hetimet në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Mbrëmë, rreth orës 22:55 një person i panjohur, që drejtonte një motoçikletë me katër rrota, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të shtëpisë se Liridon Osmanajt, ku përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.
Policia tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur.
Të shtëna me armë zjarri drejt shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri
The post Sekuestrohet motori i personit që gjuajti me kallashnikov në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanajt appeared first on Klan Kosova.