Një person në Podujevë është kapur nga njësitë policore dhe inspektorët e AUV-it, pasi kishte kaluar në mënyrë të paligjshme vijën kufitare nga Serbia në Kosovë, duke përdorur rrugë ilegale.
I dyshuari po udhëtonte me një kamion të ngarkuar me pesë krerë gjedhe, të cilat nuk ishin të matrikuluara dhe nuk dihej origjina e tyre.
Me vendim të prokurorit, kamioni dhe kafshët janë sekuestruar dhe janë dorëzuar në terminalin doganor.
Ndërkaq, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Fsh. Dumnicë, Podujevë 22.08.2025 – 07:28. Më datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar, duke shfrytëzuar rrugët ilegale kalon vijën kufitare nga Serbia në Republikën e Kosovës me kamionin e tij të ngarkuar me gjedhe (pesë copë). Njësitë policore së bashku me Inspektorët e AUV-it kanë hasur të dyshuarin së bashku me kamionin me ngarkesë me gjedhe të cilat ishin të pa matrikuluara dhe nuk dihet origjina e tyre. Me vendim të prokurorit, kamioni dhe gjedhet janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv
The post Sekuestrohet kamioni me pesë gjedhe në Podujevë, u fut ilegalisht nga Serbia appeared first on Klan Kosova.