Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajmeSekuestrohet arsenal armësh dhe municion në Shkodër, arrestohen dy persona

Sekuestrohet arsenal armësh dhe municion në Shkodër, arrestohen dy persona

Në Shkodër, Policia e Shtetit finalizoi operacionin “NDËRMOLLASI 2”, duke sekuestruar një arsenal armësh dhe municion luftarak në banesën e shtetasit R. M.

Gjatë kontrollit u gjetën 11 armë zjarri, 5506 fishekë, 13 krehra për armë automatike dhe pushkë, 35 metra fitil detonator, si dhe 25.2 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në kuadër të hetimeve, u arrestuan dy persona të tjerë, S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe posedues të armëve.

Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT