E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeSekuestrohen pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Sekuestrohen pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Mbi bazën e kërkesës së SPAK-ut, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për dy prona në pronësi të shtetasve F.K. dhe M.K.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Ndërtesë në selitë, Tiranë me sipërfaqe;

Kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

Kati nëntokë 139 m2,

Kati i parë 79 m2,

Kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Ndërtesë në selitë, Tiranë me sipërfaqe;

Kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

Kati nëntokë 139 m2,

Kati i parë 79 m2,

Kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K., me adresë rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive. /TCH

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498