Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 milionë euro në Tiranë – noterja 35-vjeçare nën hetime

news image

Policia në Tiranë ka sekuestruar 18 asete me vlerë mbi 3 milionë euro, të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Sipas mediave shqiptare, noterja 35-vjeçare Sanja Telhallari është përfituese e këtyre pasurive, për të cilat burimi financiar nuk justifikohet.

Në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit thuhet se në total janë sekuestruar: 13 pasuri të paluajtshme, 5 llogari bankare.

Hetimet janë në vijim për të identifikuar dhe sekuestruar edhe pasuri të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Po ashtu, autoritetet po përpiqen të dokumentojnë burimin real të të ardhurave të kësaj shtetaseje.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për procedura të mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/