Policia e Kosovës të enjten në fshatin Qabër të Zubin Potokut, ka sekuestruar pajisje që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
Në një njoftim bëhet e ditur se në një objekt përcjellës të një shtëpie, policia ka gjetur dhe sekuestruar 13 pllaka kompjuterike (riga) dhe pajisje të tjera përcjellëse që përdoren për prodhimin e kriptovalutave, transmeton Klankosova.tv.
“Për sekuestrimin e këtyre pajisjeve është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila do të ndërmarrë hapat e mëtejmë ligjorë në lidhje me rastin”.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo veprimtari të paligjshme, në numrin pa pagesë 192.
The post Policia në Zubin Potok sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave appeared first on Klan Kosova.